Zona malore e Dukagjinit është prej 4 ditësh me probleme të mëdha të furnizimit me energji elektrike. Një sinjalizim i ardhur në redaksinë e ShkodraWeb, ka dhënë më shumë informacion lidhur me situatën.
“A mundesh me publikue nje lajm qe tash 4 dite dukagjini eshte pa energji elektrike. Me 27 deri me 30 ska pas fare energji. Tash i ndezin e i fikun me orare gjate dites.
Naten i lane fikun krejt vetem thethi ka drita furnizohet nga Nderlysa eshte turp pse nuk lidhin dukagjinin me hidrocentralin e nderlyses por furnizohet nga Shkodra vetem 2 ore ne dite. Te lutem publikoje”, thuhet në mesazhin e parë. Në vijim të komunikimit, personi që ka kontaktuar me ShkodraWeb shton:
“Shala e Shoshi edhe aktualisht jane pa energji elektrike. Dy njesite administrative. Kemi kontaktue kryetarin e Bashkise eshte ne dieni per situaten. Po mujte publikoje tani. Jetoj ne Fshatin Gimaj Shale”, përfundon komunikimin e tij personi që kontaktoi ShkodraWeb.
Mirë do të ishte që ku informacion të ngjallë sadopak ndjeshmëri tek OSHEE Shkodër, duke u marrë seriozisht me këtë çeshtje. Aq më shumë kur jemi në pikun e sezonit turistik dhe jo vetëm Thethi por krejt Dukagjini, janë të preferuarat e turizmit malor.