Tre ish- komunat e Dukagjinit, pjesë e Bashkisë së Shkodrës, nga ejta janë pa energji elektrike. Një nga banorët e zonës së Thehit, pronar edhe i një bujtine në zonë, e bën publik lajmin në faqen e tij në Facebook. Ndoc Gjeçaj shkruan: “Dukagjini me tre Njesitë Administrative, Shalë , Shosh dhe Pulti janë pa energjie elektrike që ditën e ejte pasdite. Bashkia Shkodër e pranon se është në dijeni të faktit dhe sqaron se nuk kam asnjë mundësi sepse OSHEE nuk na dëgjon dhe nuk na mbeshtet.
Hec- i i Shalës është jashtë çdo parametri sepse vetëm shfrytëzohet dhe nuk bëhet asnjë investim. E gjithë kjo situatë është nga menaxhimi i keq që bën OSHEE për Dukagjinin.
Ju lutemi na ndihmoni duke njoftuar opinion publik që mos të kalojmë këto ditë dimri pa energji dhe pa rrugë të hapur sepse Mali i Shoshit është i zënë dhe rreth 12.000 banorë të Dukagjinit po kthehen në mesjetë”, përfundon banori i Thethit të Dukagjinit Ndoc Gjeçaj.