Një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet D.GJ., ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, ndërsa burimet bëjnë të ditur se në aksident është përfshirë një automjet, drejtuesi i të cilës është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.
I riu ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rriles, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka renë në një gropë me ujë. Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona te lënduar.