Ka shkuar keq tentativa për grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër, pasi dy autorët janë përballur me rezistencën e pronarit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Sahatit në Shkodër, kur dy autorët tentuan të futen në argjendari.
Bëhet me dije se dy autorët janë burrë e grua, të cilët janë përleshur me pronarin e argjendarise.
Autorët janë Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj, të cilët kishin shkuar në Shkodër nga Vlora me një makinë “Toyota”, të cilin e kishin marrë me qira.
Më pas ka mbërritur edhe policia, e cila bëri të mundur arrestimin e dy personave.
Zona është ndër më të populluarat në këtë qytet, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë.