Një efektiv policie në Tiranë ka humbur jetën mbrëmjen e të enjtes ndërsa ishte infektuar nga Covid-19. Ilir Nerguti humbi betejën me virusin e rrezikshëm, teksa dy javë më parë kishte humbur edhe babain nga e njëjta sëmundje.
Lajmin e bëjnë të ditur miqtë në rrjetet sociale përfshirë edhe deputetin Halit Valteri.
“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh. Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.
Nerguti ishte shtruar prej disa ditësh në spital, ndërsa është babai i dy fëmijëve.