Gjashtë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në zonën e Lagunës së Patokut. Raportohet paraprakisht se dy makina janë përplasur në afërsi të zonës bregdetare.
Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë ku të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.
Si pasojë e aksidentit, u plagosën 5 persona të cilët u dërguan menjëherë në spital. Disa prej të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.
Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.