Një këmbësore është aksidentuar duke humbur jetën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e “Misto Mames”. Sipas policisë në aksidenti janë përfshirë dy automjete, por për fat të keq ky aksident i ka marrë jetën këmbësores.
“Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.