Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, nëpërmjet së cilës pretendohet se 2 nxënës kanë dhunuar njëri-tjetrin, në ambientet e një shkolle, ju informojmë se:
Pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me specialistët e ZVA Shkodër, drejtoreshën dhe stafin pedagogjik të shkollës ku është regjistruar video-ja dhe me prindërit e vajzës që shfaqet në video, ka rezultuar se videoja është regjistruar gjatë vitit shkollor 2021-2022, teksa nxënësit po luanin me njëri-tjetrin, dhe se nuk është dëmtuar asnjëri nga ata.
Policia e Shkodrës kërkon mirëkuptim dhe kujdes të shtuar nga mediat dhe portalet, përsa iu përket postimeve me objekt të miturit, në mënyrë që të mos iu shkaktohet dëm psikologjik atyre apo familjarëve të tyre.