18 raste të reja me korona virus janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 617. Shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë shënuar dy jetë të humbura si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 28. Njëra vik timë është nga Kumanova, kurse vik tima e dytë nga Kavadari.