Një tjetër incident është regjistruar nga policia në plazhin e Ksamilit në Sarandë. Pronarët e një hoteli, babë e bir, kanë ushtruar dhunë fizike mbi dy klientë të tyre shqiptarë, emigrantë në Milano të Italisë. Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Ksamil. Kjo pasi ditën e hënë, në njërën nga dhomat e dhënë me qira, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., të cilët jetojnë në Milano, por ishin pushues në banesën e dhënë me qira. Shkak për konfliktin mësohet se janë bërë mosmarrëveshjet për çmimin dhe kushtet e shtëpisë me qira. /balkanweb/