Urdhri i Stomatologut ka vendosur sot të anulloje vendimin e tij, për të dyfishuar çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare. Pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimin kundër këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë, sot Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, vendosi të anuloje listën e çmimeve dysheme për shërbimet dentare.
Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër. “Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.