Dyfishohet numri i rasteve të dhunës në familje në qarkun e Shkodrës. Kërkesat e grave të dhunuara për të marrë një urdhër mbrojtje në Shkodër kanë pësuar rritje të vazhdueshme.
Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë ka patur 2-fishim të kërkesave.
Kancelari i gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër Artan Dragani thotë se 160 persona kanë kërkuar mbrojtje nga dhunuesit e tyre, ku pjesa dërrmuese e tyre janë gra.
“Kemi patur 160 raste për 2017 ndërsa një vit më parë kemi patur rreth 80 kërkesa, pra më pak” shprehet Dragani.
Kancelari pranon se një pjesë e urdhërave të mbrojtjes nuk janë zbatuar, por sipas tij Gjykata ka ndërhyrë duke u dhënë rëndësinë e duhur këtyre rasteve.
“Kemi patur raste që persona kanë thyer urdhërin e mbrojtjes dhe gjykata ka marrë masa ndaj tyre” shton kancelari.
Nëse i referohemi shifrave vetëm gjatë vitit 2017 në qarkun e Shkodrës janë shënuar 2 viktima, si shkak i krimit në familje. /shqiptarja.com/