Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga Shqipëria dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.
“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”, tha kryetarja e LSI-së në “Opinion”.
Kryemadhi theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.
“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, tha Kryemadhi.