Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun e Shkodrës: Bardhoku është banor i Velipojës e si ish kryetar komune në këtë zonë e njeh mirë rëndësinë e investimit në rrugën Harku i Bërdicës- Velipojë, jo vetëm për banorët, por veçanërisht për turizmin që prej vitesh e ka kthyer vijën bregdetare të Velipojës në një nga zonat më të frekuentuara, tashmë jo vetëm prej qytetarëve shkodranë, por nga gjithë vendi, nga Kosova apo edhe turistë të huaj.
Ndërsa për Eglën, kjo rrugë ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e përditshmërisë dhe ka shtuar për të mundësitë për punësim dhe veprimtari sociale.