Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka reaguar pas kallëzimit në Prokurori nga prokurori Bujar Sheshi. Pas një takimi me ambasadoren gjermane Sula u është përgjigjur interesit të medias duke thënë se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe se janë bërë verifikimet e duhura.
“Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejte, janë marrë të gjithë masat”, tha Sula.
Për pyetjen nëse ka ndonjë gabim në të dhënat e Prokurorit, u përgjigj sekretari i këtij institucioni i cili u shpreh: I kemi shkruar të vërtetës deri në fund, ka pasur probleme në gjernelitetet e tij. Kemi pasur një shkresë që në emër të personit në fjalë është vetëm ky dhe asnjë tjetër dhe kjo gjë ka qenë vendimtare për ne.