Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro ka folur për ecurinë e të tijve këtë sezon dhe ndeshjet pozitive të fundit. Duro ka përmendur edhe pritshmëritë në fillim të këtij sezoni, ndërsa ka komentuar për Zona Gol edhe dy afrimet e Junior dhe Hasanait te Partizani. Nën drejtimin e tij, Laçi ka marrë 7 fitore 2 barazime dhe 2 humbje.
“Keni mundur dy herë kryesuesit e Vllaznisë, sekreti? Laçi në fillim të kampionatit ishte më favorite se Vllaznia. Tani gjërat janë ndryshe, nuk di ç’sekret të them. Përforcimet e Partizanit? Nuk dua shumë të komentoj afrimet e tyre pasi jam trajner në aktivitet dhe mund të keqkuptohet.
Jam protagonist i afrimit të Junior në 2013 te Shkëndija kur ishte 23 vjeç. Edhe Hasanin e mora te Shkëndija në 2015 nga Brondby. Janë dy lojtarë shumë të mirë. Buba është një lojtar me tjetër nivel, Junior duhet të ambientohet. Janë dy lojtarë që kam shumë marëdhënie të mira.
Laçi në ndeshjet e humbura dhe barazuara nuk ka luajtur keq. Me Kastriotin nuk kishim menduar të humbnim. Me Apoloninë ishte ndryshe, si dhe me skënderbeun. Janë pikë që më djegin. Kjo analaizë bëhet në fund të kampionatit, por këto tregues duhen parë deri në këto momente.
Kam pasur hezitim në fillim për të marrë Laçin, duke ditur edhe distancimin me skuadrat kryesuese dhe objektivat e klubit. Jemi kthyer pak në rezultate të mira por është edhe gjysma e kampionatit. Jemi një grup skuadrashm plot pesë në ndjekje të Vllaznisë.
Edhe skuadrat që janë nga fundi nuk janë distancuar si vite më parë. Të gjithë janë në luftë për objektivat e tyre, do jetë një kampionat i fortë. Ndeshja me Vllazninë dhe Mazrekaj? Mungesa e Mentorit ishte e rëndësishme.
U aktivizuan Xhixha dhe Harmon. Vlen të përmendet autoriteti dhe rikthimi i Nëabueze. Kisha besim te skuadra, si psikologjikisht por edhe duke thënë se kemi lojtarë më të mirë se Vllaznia.
Nëse specialistët shikojnë golat, kam porositur që të bëjmë presion në qendër të mbrojtjes. Adili dhe Imami luajnë shumë me topin dhe kisha dëshirë të sulmonim në qendër dhe për rrjedhojë erdhën kështu golat e takimit. Këtë sezon është Vllazni tjetër, vjen me moral më të lartë.
Vllaznia ka qenë në pritje të ndonjë kundërsulmi, nuk na rrezikoi për një asnjë moment vetëm për pasigurinë e portierit tonë. Ne luajtëm në gjysmëfushën e tyre, Vllaznia vetëm na priti. Unë nuk e fillova kampionatin në pozita të barabarta, ato 2-3 gabime ndikuan.
Patjetër që unë shoh se Vllaznia ka një skuadër shumë të fortë. E kam parë edhe me skuadrat e forta të tabelës, ne kemi fituar me dominim me këto. Me Partizanin mund të shkonte dhe deri në pesë gola për ne.
Me Kukësin gjithashtu shkuam 3-0. Kemi fituar dy herë me skuadrën më kompakte sic është Vllaznia. Kemi fituar si me lojë dhe me rezultat. Tirana, Partizani, Teuta, Kukësi kanë investuar edhe në janar. Ne si Lac kemi bërë largime, duke pasur parasysh se kemi lojtarë të kompletuar në ccdo repart dhe nuk e kam parë të arsyeshme të ndërhynim.
Vllaznia e shpallur kampion? Diferenca 10 pikë nuk ishte pak. E kam thënë deklaratën deri në atë moment. Vllaznia gaboi në tre ndeshjet e fundit. Sërish e them edhe me këtë renditje se Vllaznia është pretendenti kryesor. Edhe ne do gabojmë sepse kampionati është i gjatë.
Vllaznia është një hap para të tjerave, por edhe presionin e kanë shumë të lartë me këto të ndeshjet e fundit. Në tre ndeshjet e fundit kam pasur skuadrën e plotë sepse në 7 ndeshje nuk kam pasur Nëabueze. Nuk mendoja Mazrekajn se do mbante peshën e sulmit.
Harmon nuk kishte shumë minuta. Tani kam luksin të bëj zgjedhjet e mija, i mëshova skemës 3-5 -2 dhe nuk kam nevojë të diskutoj shumë në stërvitje sepse lojtarët kanë përvetësuar mirë detyrat në fushën e lojës. Trajneri kushtëzohet edhe nga zgjedhjet, kam katër shtatëlartë në qendër të mbrojtjes dhe të fusësh tre është lukës. Jam i detyruar të luaj me tre në mbrojtje.
Linjat e krahut i kam të shpejta dhe janë punëtaorë. Në sulm luajmë me dy. Kjo skuadër ka ekuilibër mbrojtje-sulm. Pashë Partiznai – Bylis, ishte ndeshje e barabartë dhe Bylis ishte më mirë, Ndikoi penalltia. Unë studiova kundërshtarët sepse kjo është puna jonë. Nuk ka kuptim nëse nuk njoh kundërshtarët, shoh edhe futbollin në Maqedoni e Kosovë.
Veshja supersticioze? Atë kam, e kam ndërruar ndonjëherë por laj-thaj atë kam. Kemi rinovuar me Mazrekaj dhe jam shumë i gëzuar sepse ngula këmbë që ta sjell unë në skuadër pa një kosto të lartë financiare”, tha Duro.