Në emisionin “Kjo Javë” ishte i ftuar kryetari i sapozgjedhur i dalë nga zgjedhjet e 6 marsit i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Spahia u shpreh për gazetaren Nisida Tufa se situata në PD e shtyu atë të kandidojë.
“Ndjej krenari që isha i përzgjedhuri i tyre. Vendimi për të marrë pjesë si kandidat ishte edhe rezultat i situatës së PD-së e cila imponoi vendimin tim për të marrë pjesë në Primare. Nuk mund t’u thoja jo shkodranëve që për vite me radhë kanë sakrifikuar aq shumë jo vetëm për PD-në por edhe për qytetin. Pasioni im mbetet kirurgjia, vazhdimisht kam qenë në sallën e operacioneve kryesisht në Itali por me të vërtetë ishte një kërkesë nga bashkëpunëtorët e degës Shkodrës. E kisha bindje absolute që do të fitoja dhe dëshirën e shkodranëve për të vendos me votën orientimin e Shkodrës drejt të djathtës.”
Spahia rrëfeu edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Berisha dhe telefonatën e marrë nga ai pas fitores.
“Marrëdhëniet me të i kam shumë korrekte. Ka qenë një fitore e madhe për demokratët dhe Komisionin e Rithemelimit dhe entuzizmi i parë ka qenë telefonata e profesor Berishës “Urimet më të mira”- më tha me një entuziazëm të madh. Me Xhemal Bushatin kemi pasur bashkëpunime por pas procesit të garimit nuk kemi pasur komunikim.”