Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se përse është zgjedhur tani koha për të diskutuar mbi projektligjin për legalizimin e kultivimit të kânâbisit mjekësor. Rama tha se tani janë pjekur kushtet, madje nënvizoi se ambicia e qeverisë është që ky projektligj të miratohet në Parlament brenda këtij sesioni.
“Tani janë pjekur kushtet, pse tani, po pse jo tani? Kaq e thjeshtë. Se nga vijnë idetë, unë s’jam nga ata që luftoj për copyright kjo nuk është shpikje kultivimi i kânâbisit është një trend botëror kështuqë copyright s’më intereson, di që jemi në kohën kur duhet ta shtyjmë para dhe brenda këtij sesioni të parlamentit ambicia është që ta kalojmë”, tha Rama.
Rama i është përgjigjur edhe pyetje të tjera të ardhura nga gazetarët jo vetëm për aktualitetin por edhe të ardhmen, në kuadër të zhvillimeve të pritshme politike. Bashkëbisedimin mund ta ndiqni të plotë duke klikuar dy videot në këtë botim.