Atë që opozita e ka kërkuar me ngulm gjatë gjithë periudhës së rritjes së çmimeve, e shprehu në deklaratë për shtyp, Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li, pas vizitës së tij në Shqipëri.
Ulja e taksave është e vetmja mënyrë që shteti të lehtësojë konsumatorët në çmime. Megjithë amendimet dhe kerkesat e vazhdueshme te paraqitura nga PD për uljen e TVSH-së së mallrave të shportës nga 20 në 6%, qeveria nuk pranoi asnjë ulje TVSH për këto artikuj,
Asnjë pezullim dhe ulje të taksës së qarkullimit për karburantet. Taksave dhe tarifave, të cilat përbëjnë 60% të çmimit të karburantit, nga 1 korriku, i është shtuar edhe një taksë e re 6 lekë për litër çmimit të gazit të lëngshëm, Indeksimi i nivelit të akcizës bazuar në indeksin e rritjes së çmimeve.
E ndërkohë shtete si Maqedonia e Veriut, Kroacia, Kosova, Greqia, Italia, Franca, Polonia, Gjermania kanë miratuar ligje për uljen e akcizës për karburantet, për uljen e TVSH-së për ushqime bazë, ulje TAP dhe tatim fitimi, paketa mbrojtje për një numër të madh familjesh, etj.
Gjendja social-ekonomike ne 2 vitet e fundit, është perkeqesuar me tej per shkak te rritjes se shpenzimeve familjare per shendetesine, rritjes marramendese te çmimeve te produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, te uljes reale te te ardhurave, etj.
FMN dhe Banka Botërore, në raportet e tyre e kanë theksuar disa herë mbrojtjen e shtresave të varfëra. Ne rekomandimet e Fondit Monetar Nderkombetar, nenvizohet se: “… eshte e rendesishme qe te ulen shpenzimet jo prioritare perfshi investimet publike teper ambicioze (me perjashtim ato te termetit) te financuara nga burimet e brendshme…per te siguruar mbeshtetje per pjesen me ne nevoje te shoqerise, duke pasur parasysh shkallen e larte te varferise ne vend”.
FMN më 19 maj 2022, sugjeroi që qeveria në vend që të përdorë bordet për të kontrolluar çmimet, t’i zevendesojë me masa mbeshtetese te orientuara ndaj te varferve dhe shtresave te ekspozuara, me qellim mbrojtjen e tyre nga rritja e çmimeve.
Çdo mbeshtetje per keto shtresa dhe kostot e rritura per punet publike, te perballohen brenda tavaneve te buxhetit ekzistues, pra pa rritje te shpenzimeve.
Banka Botërore, në raportin rajonal qershor 2022, vuri në dukje se qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto , për rritjn e çmimeve, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit. Shqipëria akordoi 0.3% e PBB-së.
Në kundërshtim me rekomandimet e FMN qeveria rriti investimet publike, të financuara me burime të brendshme jo eficiente, me mungesë transparence për tejkalimin e kostove. Vazhduan të financohen marrëveshjet koncesionare PPP, mes të cilave edhe incineratorët, pavarësisht denoncimeve në SPAK.
Janë 14 miliard lekë për PPP, që duhet të shkonin për të ndihmuar qytetarët për përballimin e efekteve të krizës. Për muajt korrik, gusht e në vazhdim, 576 mijë familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe disa kategori pensionistësh, nuk morën as 3 mijë lekët e paketës së parë antikrizë .
Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë një trajtim të tillë diskriminues krahasuar me qytetarë europianë, ku duam të integrohemi. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/