Ditën e sotme do të zhvillohen protesta nga ana e opozitës në qarqe të ndryshme të vendit. Partia Demokratike duket se është e vendosur që të asistojë me një numër të madh protestuesish. Mbrëmjen e kaluar deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili dhe pse ka humbur nënën prej katër ditësh, do të vijë në protestë.
Mesazhi i qytetarit:
Mirëmbrëma z. Orjola. Sot kam katër ditë që më ka vdekur nëna ime. Po ju shkruaj juve se nuk kam kujt ti drejtohemi dhe ju si person jeni bër njeriu më i afërt i familjes sonë. Ne si familje kemi marrë si vendim që vizita nesër nuk do të presim në familje për të na ngushëlluar. Është shumë e vështirë të harrohet dhimbja e nënën, por Edvin Kristaq Rama na bëri të harroj këtë dhimbje. Nesër jemi në protesta me burra dhe gra. Nuk ka ku të shkoj më keq. Nuk di si do të shkojë puna ime nesër. Të lutem shumë duam vetëm përkrahjen e të gjithëve. Po pate mundësi ma gërgo numrin…