Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku dy persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën për shkaqe të panjohura.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin R.Osmani dhe nipin e tij A.Osmani, përkatësisht 51 dhe 44 vjeç.
Së pari ka humbur jetën 51 vjeçari i cili ishte edhe xhaxhai i personit tjetër. Ai ka gjetur vdekjen në dyqanin e tij teksa punonte për tregtimin e pajisjeve për furra dhe pastiçeri. Në trup, atij nuk iu gjetën shenja dhune dhe kjo i hoqi dyshimet se 51-vjeçari mund të ishte vrarë.
Por në morgun e Elbasanit duhej të shkonte dikush nga familja për ta identifikuar të vdekurin, mirëpo nipi i tij ka gjetur vdekjen si xhaxhai.
44-vjeçari mësohet se ka humbur jetën në ambientet e morgut të këtij qyteti, duke shtuar edhe më tepër dhimbjen e familjarëve.
Sipas policisë, është vërtetuar se vdekja e të dyve ka qenë natyrale dhe nuk ka vend për dyshime të tjera.