Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë në Toronto të Kanadasë ku do të merrte pjesë në një samit ekonomik. Me rastin e vizitës në Kanada, kryeministri Rama kishte planifikuar një takim me diasporën shqiptare në ambasadën e vendit tonë atje.
Ky takim ishte paralajmëruar për 6 shtator, siç thuhet në një email siguruar nga mediat, takim i cili është anuluar tashmë. Takimi me diasporën ishte konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Kanada.
Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të fluturimit të kryeministrit Rama drejt shtetit kanadez.