Një vajzë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga mediat e huaja, ka hedhur në gjyq dy reperët e njohur Drake dhe Future pasi u përdhunua në një prej koncerteve të tyre, shkruan New York Daily News
Vajza, që preferon të ruajë identitetin tregon se u mashtrua nga një djalë, i cili i premtoi se do ta conte për të takuar reperët në prapaskenë. Pas kësaj, ai ka abuzuar seksualisht me të.
Kështu, 28-vjecarja ka denoncuar yjet duke i kërkuar 25 milionë dollarë sepse i kanë shkaktuar dëm fizik dhe psikologjik.
Sipas saj, masat e sigurisë ishin shumë të ulëta dhe ka ndodhur një sulm i tillë, që konsiderohet i tmerrshëm. Ngjarja e ndodhur në Nashville pritet të shqyrtohet nga ana e gjykatës./balkanweb/