Pickimi i një insekti të paidentifikuar, ka rezultuar fatal për një 70- vjeçar nga Malësia e Madhe. Policia e Shkodrës bën me dije se në fshatin Lohe e Sipërme, ka vdekur në banesën e tij një shtetas. Pas verifikimeve nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa familjarët i kanë thënë policisë se vuante nga tensioni dhe zemra.
“Më datë 01.06.2018, në fshatin Lohe e Sipërme, në banesë nga pickimi i një insekti, ka vdekur shtetasi T.B., vjeç 70. Nga veprimet e kryera rezulton se viktima nuk ka shenja dhune, sipas familjarëve vuante nga tensioni dhe zemra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e policisë.