Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Bishan, duke u vetëvarur. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të vetëvarur djalin e tyre, dhe kanë nxituar ta dërgojnë në spital, por i riu me inicialet Sh.V ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
“Më datë 29.03.2018, ora 17:27 në fshatin Bishan në Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur”, thuet në njoftimin e policisë.