Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnjë, në afërsi të rotondos së Savrës. Policia informon se i riu me iniciale B. H., 26 vjeç është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi paraprak:
Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.