Një burrë rreth 42 vjeç ka humbur jetën këtë pasdite në periferi të kryeqytetit duke punuar. Mësohet se viktima është Astrit Zykollari.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ora shënonte rreth orës 14:10, kur 42-vjeçari ishte duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit në Fushë Mëzez. Aty, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranë.