Një 49 vjeçar i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës. Policia nuk jep detaje të tjera për humbjen e jetës së shtetasit me iniciale T.M.
Njoftimi:
Më datë 03.02.2021, rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij, në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi T.M.,49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.