Një 17-vjeçare në Vaun e Dejës, në Shkodër i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se M.GJ. ka konsumuar fostoksinë në orët e pasdrekës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i adoleshentes është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal në Shkodër.
Ndërkohë, në pyetje po merren familjarët e saj për të kuptuar rrethanat e ngjarjes. Shkaqet që e kanë çuar 17-vjeçaren drejt aktit ekstrem nuk dihen, ndërsa policia po heton më tej. /ABCnews/