Një aksident i rëndë është shënuar këtë mesditë në fshatin Bregas të Gramshit, aty ku një autobus ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona,
Sipas burimeve paraprake mësohet se ka ndërruar jetë një person ndërsa kanë mbetur të plagosur 9 persona, shifra që fatkeqësisht mund të rriten me kalimin e kohës dhe informacionet nga vendngjarja.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen ambulanca të shumta dhe forca të shtuara të policisë.
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi Ledian Lami, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.
Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.