Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake raportohet se një i moshuar i moshës 83-vjeç është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një pallati, duke ndërruar jetë.
Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rënies së 83-vjeçarit.
“Durrës- Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.