Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Krujë ku bashkëshorti ka masakruar me thikë të shoqen dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit brenda një makine tip “Ford” në fshatin Bubq pranë një magazine.
Mësohet se 51-vjeçari Artan Ismalaja ka goditu me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Pas vrasjes së 45-vjeçares, Artan Ismalaja ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe është transportuar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.