Tragjedi per nje familje shqiptare ne Itali. Teksa udhetonin me makine, tre automjete perfshire te tyren jane perplasur dhe hapja e airbagut i ka marre jeten foshnjes se tyre vetem dy muajsh. aksidenti
Mediat italiane shkruajne sot se aksidenti ka ndodhur dje ne Pisa dhe djali i vogel qe sot do bente dy muaj, nuk ka mbijetuar nga goditja e pesuar. Ai ishte ulur ne sexholino ne vendin e pare te pasagjerit, nderkohe qe ne timon ishte i ati dhe pas nena me femijen tjeter.
Perplasja ka qene e forte dhe ka provokuar hapjen e airbag, qe e ka goditur te voglin ne koke e gjoks. Trauma ka qene shume e madhe dhe ai megjithese eshte derguar me urgjence ne spital nuk ka mundur dot te shpetoje. Rreth orës 22.30 të së dielës, vogëlushi shqiptar është larguar nga kjo botë.