Dy ngjarja të rënda janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qukës dhe në Belsh. Sipas policisë, dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Rasti i parë është regjistruar rreth orës 05:50, ku një 73-vjeçar është gjetur i varur nga djali i tij.
Ndërkohë, një orë më vonë në Belsh është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetësi P.Q., rreth 70 vjeç.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.