Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij 60-vjeçari Medi Kavaja.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophanë, ku fillimisht është menduar se vdekja ka qenë natyrale. Pas ekspertimit, ka rezultuar se 60-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë.