Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Buzëmadh në Fier. Sipas njoftimit të bërë nga policia, mësohet se një 37-vjeçar është gjetur në oborrin e banesës i vetëvarur.
Më tej në njoftim thuhet se i riu vuante nga sëmundja e depresionit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit)”, njofton policia.