Nje grua 62-vjecare eshte gjetur e varur pa jete ne kasollen e bagetive. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Rrajce te Prrenjasit dhe sipas policise, viktima eshte shtetasja Xh.R.,62 vjeçe.
Informacioni nga policia
Më datë 14.04.2018, rreth orës 12:40, ne fshatin Rrajcë Prrenjas, është gjetur e vetëvarur pa shenja jete në kasollen e bagëtive, shtetësja Xh.R.,62 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimes nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.