Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në një fshat të Pogradecit. Një vajzë e re 24-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën ku ajo jetonte. Ishte nënë e një femije të mitur.
Sipas bluve, e reja i ka dhënë fund jetës për motive ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja Rexhina Dervishi, rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.