Një ngjarje e rëndë është konstatuar mëngjesin e sotëm. Një shtetas 29- vjeçar është gjetur i vdekur në një rezervuar. Lajmi jeper nga policia, e cila thekson se rezervuari ku u gjend i vdekur i riu, ishte pikërisht pranë banesës së tij.Uniformat blu saktësojnë se 29- vjeçari nuk ka patur shenja dhune në trup, teksa mendohet se ka qenë një ngjarje aksidentale.
“Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e policisë. /ShkodraWeb/