Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesë.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Nga të dhënat paraprake, burime zyrtare thanë për ‘BalkanWeb’ se të moshuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi. Ata janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ndërkohë që nuk dihet ende nëse jetonin vetëm apo jo.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.