Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku mësohet se një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në banesë. Sipas informacioneve mësohet se viktima është identifikuar si Vangjush P., i cili u gjet i vdekur në lagjen 9 të qytetit.
Dyshohet se viktima ishte përdorues i narkotikëve, pasi në banesën e pabanuar ku u gjet i pajetë, kishte edhe shiringa. Policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.