Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Raportohet se një grua 35-vjeçare është hedhur nga pallati bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç. Mësohet se gruaja, e identifikuar me emrin Pamela Mërtiri, është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Sipas dëshmitarëve, gruaja nuk jetonte në këtë pallat. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë gruan që të ndërmerrte këtë akt ekstrem. Mësohet se nëna dhe fëmija kanë ndërruar jetë.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 35-vjeçaren të ndërmarrë një veprim të tillë. Ndërkaq, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 2 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.