Humb jeten pas kontaktin me energjine elektrike imami nga Peja Ramë Blakaj. Ngjarja ka ndodhur në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës, raporton Express. Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës. “Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
Lajmin për vdekjen e imamit e kanë konfirmuar edhe përmes rrjeteve sociale.
“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftim.
Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.
Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar. /Express/