Një tragjedi e dyfishtë për një familje që jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë. “News 24” raporton se një biznesmen kromi nga Martaneshi i identifikuar si Jashar Gjoni ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Por pasi ka mësuar vdekjen e tij, edhe i ati ka ndërruar jetë po si pasojë e infarktit.
Mësohet se i moshuari i moshës rreth 90 vjeçare me inicialet Zenel Gjoni nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt.
56-vjeçari i identifikuar si Jashar Gjonij ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.