Ka ndërruar jetë në QSUT, Jani Rustemi, personi i cili përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni.
Raportohet se Rustemi ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT, dhe në orën 16:20 ka ndërruar jetë.
Mësohet se 27-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.
Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.