Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Fierit, ku një i dënuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave paraprake një 38-vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij. 38-vjeçari i vetëvarur ishte dënuar 3 muaj burg për vjedhje.
“Nga ana e IEVP, Fier, ky person është dërguar për ekzaminim para ngjarjes, pasi ka shfaqur shenja depresive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 të së premtes, ndërsa i dënuari me iniciale A.M. ndodhej në qeli teke, pa persona të tjerë”, bënë me dije burime nga burgu i Fieri.
Dyshimet e para janë se 38-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës pasi nuk ka përballuar dot qëndrimin në qeli.