Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës, në zonën Rauðagerði, të Reykjavík, Islandë.
Një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbëhet në paraburgim deri të Premten, ndërsa policia heton ngjarjen.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua, raportojnë mediat e huaja.
Fqinjët e tyre, të cilët kanë dëshmuar për policinë kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë.