Policia ka dhënë komunikatën zyrtare rreth aksidentit të rendë në aksin rrugor Fushë Krujë- Kamëz. Mësohet se një grua e moshuar, pasagjere, ka humbur jetën pasi makina ku udhëtonte ka dalë nga rruga.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.