Ramazan Sino ka mbetur i vrarë në një atentat pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.
46-vjeçari s‘ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nipi i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë uniformat blu rreth orës 00:40, kanë gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, në lapidar në Tapizë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.