(foto ilustruese) Një bisnesmen në Shkodër është gjetur i pajetë ditën e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se atë e ka gjetur nipi i tij në banesë. I identifikuar me inicialet M.N., ai është pronar i një hoteli në zonën që në Shkodër njihet si “Ura e Thive”.
Nipi e ka gjetur të vetëva.rur dhe menjëherë e ka dërguar në spital me shpresën për ta shpëtuar. Përpjekja ka rezultuar e kotë, pasi bisnesmeni kishte ndërruar jetë.